Miratohet statuti i ri i PD, Paloka: Pati ndryshime, çdo propozim u hodh në votim

Pas rreth katër orësh, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD për ndryshimet në statut. Pas përfundimit të mbledhjes, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se statuti i miratuar pati ndryshime. Lidhur me pretendimet e disa anëtarëve se nuk është lejuar debati, Paloka tha se kjo nuk është e vërtetë.
“Nuk është thjesht çështje miratimi statuti, pasi kërkohet vullnet nga të gjitha palët. Nëse mendoni se nuk është lejuar debati dhe ne kemi parë njëri-tjetrin në sy… pak rëndësi ka kjo. Statuti pati ndryshime, por rëndësi ka qenë çdo propozim u votua dhe fituan ata që morën shumicën”- tha Paloka.