FOTO/ Nuk kaloi vettingun, prokurorja e Shkodrës duartroket dhe ironizon vendimin e KPK

“Sa vendim i drejtë!” Kështu ka deklaruar prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, duke ironizuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas verifikimit, ka rezultuar se Nikëhasani nuk ka justifikuar pasurinë, duke mos kaluar kështu procesin e vettingut.

Por sapo KPK ka dhënë vendimin për shkarkimin e Prokurores Nikëhasani, ajo ka filluar të duartrokasë brenda sallës.

E më pas, duke dalë ka filluar të kundërshtojë vendimin, duke e cilësuar të padrejtë.

Nikëhasani ka dalë thellësisht e prekur nga seanca dhe ka deklaruar se nuk e priste kurrë shkarkim pasi ajo kishte punuar me devotshmëri dhe as ajo, as i shoqi nuk kishin as dhe llogari bankare.

Ja çfarë deklaroi Besa Nikëhasani pasi dëgjoi vendimin:

“Duhet vetingu se na vinte turp kur na pyesnin ku punon ILDKPI ka nxjerrë të gjitha letrat. Ne kemi nisur deklarimin që në 2003. Ju betohem se unë kam deklaruar vetëm rrogën time.

Më thonë për shtëpinë. Shtëpia është shembur dhe është ndërtuar pallat.

Po pasurinë e bashkëshortit me toka me shtëpinë që ka apsur?

Unë do të ndjek rrugën ligjore, as diskutohet, se është e drejtë ligjore. Jam shumë kurioze se si do ta arsyejnë ? pastaj nuk merren ato pastërtia e figurës? Nga e mora unë pasurinë kur unë s’e kam shkelur një herë ligjin? S’kam asnjë presje. Po të kisha pasurinë nuk kisha pse të shkoja nga Tirana në Shkodër. Nuk e kam shkelur ansnjëherë ligjin.

I jam përkushtuar punës duke lënë fëmijët të rriten vetë. As bëhet fjalë që rrugën ligjore do ta ndjek sepse jam e pastër.

Më kanë vënë tritol tek makina, kam ikur nga ajo shtëpi sepse më është trembur djali. Me sakrifica i bëj.

U bëra 40 e ca vjeçe, burri 50 e ca vjeç dhe asnjë llogari kursimi ss’e kemi. A është e drejtë kjo?

Pyetja: Pse u shkarkuat atëhërë?

Të them të vërtetën atëherë. Nuk ma ka prerë mendja.

Vendimi i KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, dha sot vendimin për prokuroren e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani, që është shkarkimi. Besa Nikëhasani ishte prokurorja e parë që u thirr në seancë degjimore nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit.

Deri tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kaluar në sitë tre gjyqtar dhe një prokuror ndërkohë që në pritje janë afro 800 gjyqtarë dhe prokurorë në të gjithë vendin. teksa po ashtu janë larguar nga sistemi 16 gjyqtarë e prokurorë.

Nikëhasani nuk justifikonte dy apartamente. Asaj iu publikuan si kriter i dyshimtë vetëm pasuritë, ndërkohë që nuk u evidentua asnjë e dhënë për pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjyqësore e vettingut tregoi se në raportin e ILDKPKI , pasuritë e prokurores ishin në rregull.

Por ky konkluzion deklaroi Genta Tafa Bungo nuk është marrë në konsideratë, pasi vetë organi i vettingut ka kryer një hetim administrativ duke nxjerrë edhe defektet e dyshimta.

Siç rezultoi në seancën dëgjimore, edhe prokurorja Nikëhasa sikurse edhe dy gjyqtarëve të mëparshëm që ju është dhënë kartoni “jashtë gjyqësorit”, rezulton të ketë investuar në pasuri të patundshme sikurse shtëpitë.