A ka kërcënuar Ramën me shprehjet e tij? Tahiri flet hapur: Tregova veten

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, të gazetarit Arian Çanit.

Tahiri u rikthye në qendër të vëmendjes një ditë më parë në Parlament, ku shkoi për herë ta parë pas 6 muajve mungesë.

Në këtë intervistë ai ka folur dhe për atë që media e ka quajtur si kërcënim, tahiri tha se shprehjet i ka përdorur për të treguar më shumë veten e tij.

Pjesë nga intervista

Si i ke kaluar këto 6 muaj, ka qenë një ferr apo je kënaqur?

Kam pasur një regjim shumë më të relaksuar.  Nuk kam pasur shume detyrime.

E ke marrë rrogën këto gjashtë muaj?

Kam marrë gjysmën, pasi ndahet me komisionet.

Ndihesh me shumë fajtor apo më shumë i pafajshëm?

Dua ti shmangem këtyre gjerave, koha i shëron të gjitha, hajt se kalon. Tre ditë zgjat e tjerë e tjerë. Unë dua më shumë të përballem apo ti largohem.

Është koincidencë, përdorimi i shprehjeve të Ramës?

S’kanë lidhje fare. Më shumë se sa të mundohemi që të gjejmë kostum që nuk i rri, për mua është fare e thjeshtë. Në dy momente ku vëmendja ka qenë më e madhe tek unë, i kam përdorur për të shprehur veten time. I kam bërë për të shprehur veten time dhe nuk ka lidhje me shantazhe dhe kërcënime. Në qoftë se do thoja se nuk ka rrahur as me vaj dhe as me uthull që të më ndaloj, do thoshit sërish se është përsëri e njëjta gjë. Nuk duam të humbasim kohë me këtë gjë.