Stresi publikon mesazhet me Arian Çanin, çfarë i shkroi moderatori pasi doli nga burgu

Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi u vendos në qendër të vëmendjes pak kohë më parë, pasi u kap me disa miq të tij duke konsumuar kokainë në një lokal të Tiranës.

Ai u arrestua dhe më pas u la i lirë, ndërsa pasi ka lënë komisariatin kanë vërshuar telefonatat dhe mesazhet nga njerëz të shumtë duke përfshirë edhe figura të njohura.

Ndër personat që i kanë shkruar mesazhe ka qenë dhe moderatori i njohur Arian Çani, i cili me padurim ka pritur një përgjigje nga Stresi.

Pasi ka marrë përgjigje, ditën e sotme Ariani ka shfrytëzuar rastin ta ftojë Stresin të nesërmen në emisionin e tij “Zonë e lirë”, ku pritet që ai të flasë për ndodhitë e fundit si fejesën, arrestimin, si edhe lançimin e këngës së re GTA. Mesazhet janë publikuar nga vetë këngëtari në Instagram.
stresi-ariani