Stoke City rrezikon rënien, Shaqiri në orbitën e gjigandit anglez

Stoke City nuk po kalon një situatë të mirë në Premier League, me bardhekuqtë që momentalisht janë në një vend që të dërgon një kategori më poshtë.

Por pavarësisht kësaj, nëse Stoke bie në Championship, shumë yje të saj do të “braktisin” skuadrën. Një prej tyre është mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri që shihet si një talent i madh në Premier League dhe nuk mungojnë ofertat për të.

Sipas “Calciomercato”  futbollisti gjilanas pëlqehet nga Crystal Palace, West Ham United dhe Everton, ku të gjitha janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin anësor në afatin e verës.

Në këtë sezon, Shaqiri është aktivizuar në 32 takime, duke realizuar dhe 7 gola.