Plas dhuna në Turqi, tifozët i “çajnë” kokën trajnerit (FOTO & VIDEO)

Nuk kanë fund incidentet në futbollin turk, teksa episode të tjera dhune kanë ndodhur në incidente në derbin mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit. Këtë herë ai që e ka pësuar, është trajneri i miqve,  Senjol Gynesh. Ai është gjuajtur me sende të forta nga tifozët e Fenerbahçes, dhe si për rrjedhojë, i çajnë kokën.

Në minutën e 59-të, gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, pasi ishte e pamundur që të luhej futboll. Situatë tepër e acaruar që ngjasonte me një arenë lufte. Rezultati ishte i barabartë 0-0, ndërsa në minutën e 30-të Pepe ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe prej 30 minutash, Beshiktashi po luante me 10 lojtarë.