Një banane në ditë të shpëton jetën

Bananas

Duke studiuar dobitë e bananes, një grup shkencëtarësh në Universitetin e Alabamas dolën në përfundimin se një banane në ditë mund të na shpëtojë jetën. Sipas studiuesve, banania parandalon sulmet në zemër dhe mpiksjen e gjakut në tru.

”Ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha potasiumi, si banania mund të parandalojnë bllokimet fatale të arterieve dhe enëve të tjera të gjakut”, thonë në raportin përfundimtar të tyre grupi i shkencëtarëve të Universitetit të Alabamas.

Studiuesit shpjegojnë se testimet janë kryer në një grup minjsh të ndarë në 3 kategori. Kategorisë së parë iu dha ushqim me sasi të ulët potasiumi, të dytit sasi normale dhe të tretit ushqim me nivel të lartë potasiumi.

“Vumë re se në grupin e parë qarkullimi i gjakut tek minjtë ishte më i ngarkuar, më i vështirë, ndërsa në grupin e tretë arteriet ishin në gjendje perfekte, akoma më mirë se më parë”, thonë shkencëtarët.