Negociatat/Rama: Franca do jetë në krahun tonë, por Gjermania…

Kryeministri Edi Rama ka folur në sot emisionin “Real Story” për votimin e qeverive të BE në qershor për hapjen e negociatave me Shqipërisë.

Kryeministri tha se deri sa të gjitha vendet të thonë “Po” duhet marrë në konsideratë dhe mundësia që të mos çelen negociatat.

Ai hodhi poshtë zërat se Franca është kundër integrimit të Shqipërisë. “Franca do të jetë në krahun tonë. Gjermania, forca e gravitetit. Nuk duhet te ngaterrojme qeverite me individët”,- tha Kryeministri.

Në hyrje të intervistës, Balla u kujtoi Edi Ramës, se 20 vite më parë kur ai hynte në politikë ishte Fatos Nano që premtoi se do ta çonte vendin në BE.

“Ky rekomandim është kërkuar në vite dhe mund të kishte qenë shumë më i shpejtë. Shqipëria mund të kishte përparuar shumë më tepër se të tjerët.  Me që e përmende Fatos Nanon duhet thënë se dhe ai ka kontribut për këtë proces”,- tha Edi Rama.