“Me Erdogan flasim si vëllezër. Shqetësimi i tij për Gylen është i bazuar”

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për raportet me Turqinë dhe kërkesën e Presidentit, Rexhep Tayp Erdogan për ekstradimin e Gylenistëve.

“Më duhet të rithem se qeverisë sime dhe mua askush nuk na bën dot presion, shqip apo në gjuhë të huaj. Turqia është një partner strategjike. Me Erdogan flasim në mënyrë vëllazërore dhe më duhet të them se shqetësimi i tij për organizatën (Gylen) është i bazuar”,- tha kryeministri Edi Rama.

Duke folur për Gylenistët Rama tha se “është një rrjet që meriton një vemëndje të veçantë”.