Duma: Tahiri është simboli i PS

“Nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”. Me këto fjalë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e mbylli prononcimin për mediat jashtë sallës së Kuvendit ditën e sotme.

Kjo është e dyta herë që Tahiri, ka përdorur shprehjet e kryeministrit Edi Rama për të reaguar në media.

Herë e parë ishte kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij, dhe në një dalje për mediat para se Këshilli i Mandateve të mblidhej për të vendosur për të, Tahiri u shpreh se “nuk keni parë gjë akoma”.

Analisti Preç Zogaj është shprehur se në kohën kur është thënë kjo frazë nga Edi Rama, ish-ministri i Brendshëm nuk ka qenë një personazh i jetës publike.

Zogaj tha të enjten në studion e emisionit ‘Opinion’, se fakti që e kërkon një frazë të tillë dhe e deklaron në një kontekst shumë konkret, mund të jetë një komunikim.

“Kjo bën përshtypje, fakti që ai gjen një frazë në atë arsenalin e frazave të lëshuara nga Rama gjatë viteve, ai gjen një frazë pikante që i shkon rrethanësh ku ndodhet tani Tahiri nuk ka një lidhje. Por tani se çfarë lidhje është kjo, unë nuk mund të shtij fall”, – deklaroi Zogaj.

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, se deputeti Saimir Tahiri edhe pse është i përjashtuar nga grupi socialist, ai vazhdon të jetë një nga simbolet më të rëndësishme të saj.

Duma u shpreh se fraza e deputetit Tahiri, lexohet si një vazhdimësi e kodit.