Shqipëria ofron baza të posaçme ushtarake për ushtrinë e SHBA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA. Ajo u takua këtë të mërkurë me Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis në Pentagon.

Kryeministri Rama me sa duket ka bërë një lëvizje të shpejt duke iu ofruar SHBA baza apo çfarë duan ata në territorin shqiptar. Ndaj ka dërguar ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka me mision sekret, ndonëse e veshur me petk zyrtar, duke iu ofruar gjithçka palës amerikane në raport me ushtrinë dhe sistemin mbrojtës. Një gjë të tillë palës amerikane ua kanë ofruar edhe ish-kryeministri Meta dhe ish-kryeministri Berisha. Por në kontekstin e ngjarjeve të fundit të rritjes së pranisë ruse në Ballkan, pala shqiptare ribëri kërkesën me anë të ministres Xhaçka.

Duhet të dërgohet një mesazh shumë i fortë se Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga Perëndimi dhe se ne të gjithë i ndajmë dhe na duhet të mbrojmë parimet e vlerat e njëjta duke pritur të forcojmë partneritetin tonë strategjik“, – tha ministrja Xhaçka.

Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga perëndimi. Ndajmë dhe mbrojmë parime e vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik. Ju ftojmë ta konsideroni me dashamirësi Shqipërinë si një vend kontakti në rajon. Do vijojmë të luajmë një rol konstruktiv për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë. SHBA mund të mbështeten tek ne. Besojmë se është koha për të parë një gjurmë në Shqipëri. Një prani e SHBA-së ose e NATO-s në Shqipëri është një demonstrim se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët tanë. Jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare. Dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri. Ju mund të mbështeteni tek ne që të jemi një aleat shumë i besueshëm … Shqipëria mund të jetë vërtet një fortesë e Shteteve të Bashkuara në rajon. Ne besojmë se koha mund të jetë e pjekur për një gjurmë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri“, – shtoi ajo.

Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s. Zonja Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

Ajo propozoi konkretisht baza dhe kantiere detarë të Shqipërisë, një aeroport ushtarak për furnizimin me karburant në ajër dhe zonën e stërvitjes në Bizë të Elbasanit si ide që mund të eksplorohen. Ajo shprehu dëshirën që SHBA të shtojnë praninë e industrisë ushtarake në Shqipëri. Zonja Xhaçka tha se në Shqipëri mund të ketë zona të gjera ku SHBA mund të investojnë. Ajo tha se në një takim me firmën Lckheed-Martin në Uashington, i kishte ofruar firmës të angazhohet më shumë në shtimin e aftësive të vëzhgimit ajror dhe detar të Shqipërisë.

Ministrja Xhaçka e pyetur në “Zëri Amerikës” për ofrimin e bazave dhe territorit shqiptar për ushtrinë amerikane u përgjigj shkurt duke thënë se këto gjëra nuk mund të sqarohen në media.

Komenti i radios shtetrore “Zëri Amerikës”:

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka bëri thirrje për një prani ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s.

Zonja Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

Ajo propozoi konkretisht baza dhe kantiere detarë të Shqipërisë, një aeroport ushtarak për furnizimin me karburant në ajër dhe zonën e stërvitjes në Bizë të Elbasanit si ide që mund të eksplorohen.

Ajo shprehu dëshirën që SHBA të shtojnë praninë e industrisë ushtarake në Shqipëri. Zonja Xhaçka tha se në Shqipëri mund të ketë zona të gjera ku SHBA mund të investojnë. Ajo tha se në një takim me firmën Lckheed-Martin në Uashington, i kishte ofruar firmës të angazhohet më shumë në shtimin e aftësive të vëzhgimit ajror dhe detar të Shqipëris

Zonja Xhaçka tha se krahas qëllimeve të Rusisë për t’u shtrirë në rajon dhe veprimeve të tyre destabilizuese vihen re edhe një shtim i synimeve dhe interesave nga vende të tjera si Kina, Irani apo edhe Turqia. Ajo tha se nevojitet të dërgohet një mesazh i fortë se vendet e Ballkanit perëndimor janë të orientuara nga perëndimi.

Zonja Xhaçka tha se “fati i Ballkanit Perëndimor është ai euro atlantik dhe kjo është përgjigjja më e mirë ndaj nacionalistëve ekstremistë fetare dhe ndërhyrjes ruse.”

Komentet e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Mattis:

Që nga anëtarësimi i saj në NATO në 2009, Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fortë se sa pesha e saj, duke kontribuar me trupa në misonet e NATO-s, duke u bërë vendi i parë që ka dhuruar armë dhe municione për të mposhtuar koalicionin e IS-sit. Gjithashtu ju keni punuar për të luftuar kundër përhapjes së ekstremizmit në Ballkan dhe më tej nëpërmjet Qendrës suaj të Ekselencës së NATO-s për luftëtarët terroristë të huaj. Faleminderit! Të gjitha këto tregojnë se Shqipëria është e përgatitur për të luajtur rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor, siç tregon edhe angazhimi juaj për të shtuar buxhetin e mbrojtjes në 2 për qind të PPB deri në vitin 2024. Faleminderit për rolin udhëheqës duke dhënë shembull për këtë. Angazhimi i Shqipërisë për pjesën e barrës që i takon vjen në një kohë kur Rusia po kërkon të përçajë aleacën tonë. Gjithashtu, pak vende në rajon kanë qëne më vigjilente se Shqipëria lidhur me ndikimin e dëmshëm rus në rajon dhe unë ju përgëzoj për punën tuaj për të ruajtur integritetin e institucioneve shqiptare. Amerikanët dhe shqiptarët kanë lidhje të forta. Programi i partneritetit me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit pasqyron një lidhje më të thellë mes dy vendeve. Gjithashtu sot është dhe një moment mjaft i rëndësishëm për vendin tuaj.” (Zëri Amerikës)