Saimir Tahiri shpërthen ndaj Ramës: Më arresto po ta mbajti b…!

Foto arkiv, viti 2016: Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate ceremonise se rikonstruksionit te ministrise se Brendshme si dhe Murit te Memories, nje memorial kushtuar 264 policeve te vrare ne detyre.

Saimir Tahiri i del kudo përpara Edi Ramës. I shfaqet në zyrë, i del para në çdo kryqëzim, i hakërrehet në parlament dhe i trazon të ardhmen politike në BE. Shqipëria ditën e djeshme mori lajmin e mirë, atë të rekomandimit pozitiv të KE për çeljen e negociatave me BE. Por që kjo të realizohet, duhet që vendet anëtare të jenë në një mendje dhe të votojnë të gjitha pro.

Mediat kanë shkruar se disa vende të rëndësishme janë skeptike, siç është rasti i Gjermanisë, për të cilën thuhet se kërkon arrestime të bujshme që të japë OK. Një nga personat që mendohet se i është kërkuar qeverisë shqiptare për ta arrestuar është i ish-ministrit Saimir Tahiri, të cilin prokuroria e ka nën hetim për përfshirje në trafikun e drogës. Por sot kryeministri Rama në konferencën me shefen e politikës së jashtme Mogherini tha se prokuroria e krimeve të rënda nuk ka asnjë provë deri më tani kundër ish-ministri Tahiri.

Për këtë rast ka folur ditën e sotme edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar një mesazh të një qytetari, ku flitet për një takim të biznesmenit të njohur dhe njëri i afërt me Ramën, Gaz Demit me Saimir Tahirin.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha, thuhet se takimi po mbahet në një lokal në bllok dhe herë pas herë ka shpërthime nga Tahiri.

Sic shkruan Berisha, Tahiri është dëgjuar të ketë thënë herë pas herë: Le të guxojë po të dojë”, “po ja mbajti b…”.

Statusi i Berishës:

Saimir Tahiri i dergon Rames perseri Gaz Demin se bashku me Dash Pezen! 

“Doktor ne keto momente qe po te shkruaj tek Perla ne Bllok po zhvillohet prej nje ore nje bisede midis Sajmir Trafikut dhe Gaz Demit e Dash Pezes. Nga biseda e tensionuar ndigjohen here pas here shperthime te Tahirit si “le te guxoje Rama po te doje”, “po ja mbajti b…” !