Përdorimet praktike të vajit të ullirit, jashtë kuzhinës

Për të hequr bojën nga duart dhe flokët

Nëse ju pëlqen të pikturoni, me siguri që bëheni gjithmonë me ngjyra. Për t’i larguar ato lehtësisht nga duart apo fytyra, mjafton të aplikoni pak vaj ulliri dhe më pas t’i lani me ujë të ftohtë.

Për të parandaluar formimin e dyllit në vesh

Nëse ju janë bllokuar veshët nga dylli, i pastroni ata me vaj ulliri organik. Merrni një pecetë, lageni me pak vaj ulliri (të ftohtë) dhe pastroni veshët me të, shkruan “Gazeta Shëndeti”. Vaji i ullirit do të zbusë dyllin dhe do ta bëjë më të lehtë daljen e tij nga veshët.

Për të pastruar mjetet e kopshtit

Pasi të keni hequr dheun nga mjetet e kopshtit, i pastroni ato me një copë të njomur me vajin e ullirit. Ky i fundit jo vetëm që do t’i bëjë ata të shndrijnë, por do t’i mbrojë edhe nga ndryshku.

Për të shndritur mobiliet

Mobiliet fillojnë të humbasin shkëlqimin me kalimin e viteve. Për t’i bërë ata sërish të shkëlqejnë, mund të përgatisni një lëng me vaj ulliri, uthull molle, lëng limoni dhe ujë, dhe të pastroni me të mobiliet.

Ju ndihmon kur depiloheni

Kur depiloheni apo rruani fytyrën, në vend të kremit mund të përdorni vajin e ullirit për të zbutur lëkurën dhe për të shmangur acarimet. Përdoreni atë në fytyrë, këmbë, kokë etj.