Kendrick Lamar vlerësohet me një çmim të rëndësishëm

Kendrick Lamar do ti shtojë të gjitha çmimeve të tij Grammy që ka fituar edhe çmimin Pulitzer. “DAMN” e Lamar u shpall fituesja e çmimit prestigjoz të hënën. Reperi është futur në histori për shkak se është hera e parë që një artist rep vlerësohet me këtë çmim. Zakonisht iu është dhënë këngëve klasike ose xhaz.

Çmimi i Pulitzer 2017 për muzikë i shkoi “Angel’s Bone”, një opera nga kompozitori Du Yun. “DAMN” është albumi i katërt i Lamar dhe u publikua në prill 2017. “DAMN” mori çmimin e albumit më të mirë rap në ceremoni. Kënga e tij “Humble”, u vlersua si performanca më e mirë rap, kënga më e mirë rap dhe videoklipi më i mirë muzikor.