Gjosha: Çelja e negociatave, qeveria në sitën e 27 vendeve

Rekomandimi për çeljen e anëtarësimit në Bashkimin Europian, kalon në tavolinën e vendeve anëtarëve të BE-së.

Këtë mesazh jep ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila pas takimit me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, ka postuar disa foto nga takimi.

”Rruga për hapjen e negociatave kërkon seriozitet dhe maturi. Topi tashmë në duart e ekzekutivit për të vënë rezultatet në tryezat e vendeve anëtare”,-shkruan Gjosha.