FOTO/ Nuk do ta besoni në çfarë çante i mban Noizy paratë

Duke qenë një nga reperët më të suksesshëm, Noizy i ka lejuar vetes një jetë luksoze të cilën e ekspozon shpeshherë me postime në rrjete sociale, duke filluar që nga makinat e shtrenjta e deri tek tufat me para.

Mirëpo këtë herë reperi ka habitur me postimin e fundit ku tregon se paratë i mban në një çantë të linjës së njohur për të brendshmet e femrave, Victoria’s secret.

Ai e hap çantën dhe brenda tyre ndodhen tufa me dollarë.

“Këta akoma më flasin për këngë. Ne e mbajmë sekret” shkruan Noizy teksa në fund të videos nxjerr gishtin e mesit.