Deputeti i PS-së: Do duhen vite që të anëtarësohemi në BE

PARLAMENTAR I TREGTISE - Kryetari i Komisionit Parlamentar te Veprimtarive Prodhuese Eduard Shalsi, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Veprimtarive Prodhuese./r/n/r/nTRADE COMMITTE - Lawmaker, Eduard Shalsi, speaks during a Parliamentary Producktive activity, Trade and Environment Committe.

Deputeti i PS, Eduard Shalsi ka pranuar që do të duhen shumë vite që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së.

I ftuar në Ora News ai sqaroi se procesi i çeljes së negociatave vetëm sa i ka hapur dyert e BE-së, ndërsa për të hyrë duhet të plotësohen të tjera kushte.

Eduard Shalsi: Ne nuk po flasim për anëtarësim, por po flasim për hapje negociatash dhe të gjithë e dimë që procesi i hapjes së negociatave nuk është një proces që sjell anëtarësimin brenda një periudhe të shkurtër kohore. Do të duhen vite që në të arrijmë të anëtarësohemi, por është e domosdoshme çelja e negociatave të cilat jo thjesht e vetëm na shpërblejnë atë mund që kemi bërë deri tani, por na inkurajojnë për të bërë dhe më shumë. Procesi i celjes së negociatave hap dyert, sot ne kemi dyert e hapura, por hyrja brenda është procesi që do të vijë si pasojë e negociatave si pasojë e përmbushjeve të detyrimeve.

Në lidhje me skeptikët e Shqipërisë për hapjen e negociatave, Shalsi tha se Shqipërisë i takon të veprojë, ndërsa atyre i takon të gjykojnë mbi dokumenta reale dhe larg ndikimeve politike.

Eduard Shalsi: Nëse ka vende që do të donin, sikundër dëgjova disa parlamentarë gjermanë, uroj që ndonjëri prej tyre mos ketë qenë nga ata që vinte kundër nesh në fushatë, gjithësesi na takon ne t’i demonstrojmë, i takojnë atyre jashtë atyre pozicioneve partizane partiake të gjykojnë mbi dokumente reale të cilat nuk i kemi shkruar ne, por eksprtë të BE. Unë besoj se e kanë të gjithë mundësinë për të lexuar materialet, që janë shkuar nga ekspertë të pavarur të Komisionit Europian

Ne do të luftojmë fort, i takon vendeve anëtarë të marrin një vendim. Por detyrat që na kanë kërkuar i kemi përmushur, prioritetet që kishim për detyre ti përmirësonim i kemi bërë. A kemi ezauruar luftën ndaj korrupsioni dhe krimit të organizuar? Sigurisht që jo! Por ama janë bërë përpjekje serioze që dëshmojnë që atë që kemi marrë përsipër e kemi realizuar. Tani me hapjen e negociatave kemi një bllok prej 33 kapitujsh ku fillohet me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, por një gjë për të cilën ne jemi absolutisht krenarë është ajo që kemi bërë me reformën në drejtësi.