VIDEO/ Përplasjet në Kuvend, deputetja-kryetarit: Gazin lotsjellës ta kisha futur në gojë! (Përgjigjja)

Seanca e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me debate të ashpra, ku nuk ka munguar edhe fjalori ofendues.

Deputetja e Vetëvendosjes Drita Millaku ka akuzuar kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin se ka fyer rëndë deputetët e opozitës madje sipas saj i ka sharë.

“Nuk t’kam dëgju që na ke sha me rob se për besë gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti”- i ka thënë deputetja e Vetëvendosjes kryetarit të Kuvendit.

Por nuk ka munguar edhe përgjigjja e Kadri Veselit.

“E përdor me gojë shumë a? Kujdes me shprehjet se për besë ky është Kuvend”- ka thënë ai.