Rruga e parë që do vetëkarikojnë makinat

Suedia ka ndërtuar rrugën e parë elektrike, e cila lejon që makinat elektrike të karikojnë baterinë pa qenë e nevojshme që të ndalojnë.

Rruga prej 2 km, pranë aeroportit të Stockholm, shpresohet të jetë fillimi i elektrifikimit të 20.000 km rrugë në autostrada. Teknologjia synon që të zgjidhë problemin më të mëdha për makinat elektrike, si t’i mbajmë të karikuara për të përshkruar distanca të gjata pa humbur kohë për karikim.

Energjia transferohet nga dy shina hekurudhore të ngulitura në rrugën për në makinë nëpërmjet një krahu të bashkangjitur në pjesën e poshtme të automjetit, e ngjashme me një tramvaj apo tren elektrik.

Suedia ka aktualisht 500.000 km rrugë, por do ta përdorë këtë teknologji vetëm për autostradat.