Fundosja e “Titanic”, fotot e mrekullueshme të trans-atlantikut “Carpathia”

Në orën 23:40 të së dielës së 14 prillit 1912,  Titaniku i famshëm goditi dhunshëm një aisberg, duke nisur kështu shkatërrimin e anijes më të famshme të 1900-s.

Mes pasagjerëve të zënë nga paniku dhe nxitimit për të shpëtuar jetën, u dërgua një mesazh telegrafik në Cape Race, i cili u vu në kontakt me një tjetër transatlantik që lundronte në Veriun e Atlantikut dhe quhej Carpathia.

Nisi menjëherë operacioni i shpëtimit: anija mbërriti në vendin e katastrofës, pasi bëri një lundrim të rrezikshëm përgjatë akullnajave, në orën 4 të 15 prillit, një orë e gjysëm pas fundosjes së Titanikut.

Përgjatë orëve në vazhdim, ekuipazhi arriti të marrë në bord 705 të mbijetuarit dhe u nis për në New York, ku mbërriti në 18 prill.

Natën e incidentit, Carpathia lundronte nga New York në Fiume.

Sapo mori sinjalin e shpëtimit, telegrafisti i Carpathias, Harold Cottam zgjoi kapitenin Arthur Rostron, i cili menjëherë ra në gjurmë të Titanikut dhe u nis me shpejtësinë maksimale (31 km/h).

Lundrimi kaloi përgjatë një vendi shumë të rrezikshëm mbushur me akuj dhe aisbergë, por fatmirësisht atë natë nuk ndodhën dy tragjedi detare.

Për ndihmën e dhënë Titanikut, ekuipazhi i Carpathias mori medalie nga vetë të mbijetuarit.

Anëtarët e ekuipazhit u nderuan me medalie bronxi, zyrtarët me medalie argjenti dhe komandanti Rostron mori medalien e artë dhe një kupë argjenti, dhënë nga Margaret Brown, një nga të mbijetuarat.

Në vazhdim, historia e transatlantikut ishte më pak “heroike”, por gjithaq aventuriere.

Gjatë Luftës së Parë Botërore,  Carpathia u përdor për të transferuar trupat amerikane në Europë.

Më 17 korrik të 1918 u shpëtua nga fundosja në bregun lindor të Irlandës nga nëndetësja gjermane U-55.

Ironi e fatit: kësaj here ishte  Carpathia që fundosej: pesë anëtarë të ekuipazhit vdiqën , ndërkohë që 218 personat e tjerë në bord u shpëtuan të nesërmen nga anija Snowdrop.

Rigjetja e Carpathias u bë më 9 shtator të 1999, në fund të oqeanit Atlantik, rreth 298 kilometra në anën më perëndimore të Anglisë.