FotoLAJM/ Ambasadorja Vlahutin: Shqiptarët meritojnë t’u njihen sakrificat

Komisioni Europian ne 15:30 pritet të deklarojë se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Komisioni Europian pritet të deklarojë se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në një fjalë të shkurtër nga zyrat e Delegacionit të BE-së në Tiranë, ambasadorja Romana  Vlahutin duke iu referuar Raportit për Shqipërinë u shpreh se shqiptarët meritojnë t’u njihen sakrificat dhe që kanë arsye për të gëzuar sot.

“Shqipëria ka arsye për të qenë e gëzuar sot. Shqiptarët meritojnë që t’u njihen të gjitha përpjekjet, dhe besimi i tyre në vlerat e një unioni të përbashkët. Në ditët në vijim do të kemi mundësi të hyjmë edhe në detaje. Mogherini do të përcjellë mesazhin për Shqipërinë”, tha Vlahutin.