Disiplina paralajmëron Tiranën dhe Kukësin, nuk shpëton as Ze Maria

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike vendimet për javën që lamë pas. Në këto vendime, bie në sy që ka shumë paralajmërime, ndërsa trajneri i Korabit është dënuar me 1 vit pezullim nga futbolli.

VENDIMET

1. FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
2. KF “Kukësi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
3. KF “Luftëtari”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
4. Zyrtari i KF “Tirana”, Ze Maria, paralajmerohet se në rast përsëritje të mospjesëmarrjes në konferencën për shtyp pas ndeshjes, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.
5. Zyrtari i KF “Korabi”, Dorian Bubeqi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
6. KF “Gramshi”,paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
7. Lojtari i SHS “Përmeti”, Paulin Zhamo, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i FK “Skrapari,Mirel Lamçe, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i KF “Butrinti”, Armando Shehaj, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Zyrtari i KF “Kukësi” U-19, Naim Halili, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i KF “Ilira” U-19, Andrea Ceku, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “SHkodra” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
13. KF “Tirana B “ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Butrinti” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
14. KF “Vlora” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Durrësi” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
15. KF “Lushnja” U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive,në bazë të nenit 65/1 dhe 65/4 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të nenit 136/1.e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.
16. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Luzi 2008”,Fatjon Tafa, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.
17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Iliria”,Flogers Sala, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.
18. Rrëzimin e kërkesës së KF “Laci” U-19 , si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.