Zbardhet vrasja e të riut shqiptar në Francë, arrestohet autori

Prokuroria franceze ka zbardhur autorësinë e vrasjes së një shqiptari në dhjetor të vitit të shkuar dhe plagosjen e një tjetri.

Ngjarja ndodhi më 2 dhjetor ku humbi jetën i riu shqiptar Endri Lleshi, 22 vjeç nga Dibra. Pas rreth katër muajsh nga vrasja, xhandarmëria në qytetin francez të Annecy,

ka arrestuar autorin, një konsumator heroine, i cili ka pranuar të gjitha faktet e paraqitura ndaj tij. Personi tjetër i plagosur, gjithashtu tregtare heroine u akuzua për trafik droge dhe u burgos pas qëndrimit të tij në spital.

Mediat franceze shkruajnë se shqiptarët kontrollojnë trafikun e heroinës në pellgun e Annecy, ku shqiptarët shesin heroinë të cilësisë për rreth 80 euro për gram.

“Përdoruesit e heroinës kanë nevojë për para për të blerë dozën e tyre, dhe nëse dëmtohen shoqërisht, profesionalisht, individualisht, për fat të keq, shpesh kryejnë krime për të marrë ato para”. shpjegon Véronique Denisot. Mund të jenë vepra të vjedhjes ose vjedhjes me dhunë për të marrë 80 ose 100 euro. Por ka viktima të tjera: shitësit.

“Ne gjithashtu kemi shitës shqiptarë të heroinave që janë viktima të dhunës nga përdoruesit e heroinave që nuk kanë para të mjaftueshme dhe që përpiqen për të vjedhur dozat e tyre”, tha prokurorja e Annecy.