”Rruga Kombit”, Albin Kurti: Tarifa, projekt i tepërt

Albin Kurti, i është bashkuar debatit për ”Rrugën e Kombit” dhe tarifën që duhet të pguajnë qytetarët për të. Kreu i Lëvizjes Vetvendosje, e ka cilësuar të tepërt dhe të pastudiuar projektin për tarifën e qarkullimit në ”Rrugën e Kombit”. Ai tha se politika në Tiranë e Prishtinë nuk duhet të fusë duart në xhepat e qytetarëve sa herë kalojnë kufirin.

Kurti kërkoi që politika në të dy anët e kufirit duhet të bëjë me shumë për projektin e bashkimit doganor mes dy vendeve dhe zgjidhjen e çështjes së interkonjeksionit mes dy vendeve.

”Besoj se mirëmbajtja e rrugës do të mund të rregullohej ndryshe jo duke futur duart në xhepat e zbrazët secilën herë që kalojmë aty. Duhet të angazhohemi për afrimin, integrimin dhe bashkëpunimin sa më të madh mes Kosovës dhe Shqipërisë që të rrisim prodhimin vendas”, tha Kurti per ora neës