Minatori-Ramës: Shumë djathtas po e pret timonin

Kryeministri Edi Rama, në një interpelancë online me përfaqësues të sindikatës së minatorëve, është ndeshur me një pyetje provokuese. Njëri prej minatorëve iu ankua kryeministrit për politikën e taksave dhe duke bërë një batutë i tha: ”Prije pak timonin majtas se po ecën shumë djathtas, ne e dimë që shteti me taksa mbahet por jemi njerëz të sëmurë, me ilaçe”.

”Kemi hequr taksën mbi ilacet, që ishte 10 përqind për aspirinë e çdo ilaçi tjetër. Kemi përfshirë në ilacen e rimbursimeve, 600 mijë njerëz, që nuk janë pjesë e sistemit të sigurimeve, kemi rritur listën e ilaçeve të rimbursueshme dhe ka ende për të bërë por të gjitha këto para të kursyera njerëz janë para që i paguan buxheti i shtetit. Ndërkohë që përjashto taksën mbi më të pasurit, që kaloi nga 10 në 15 përqind, kur vjen puna te kompanitë, dhe taksën e karburantit që ne e kemi rritur duke konsideruar rënien e çmimit në tregun ndërkombëtar, sot llogaria është që janë 120 mln dollarë nga përdoruesit e karburanteve, unë ju sfidoj të më tregoni një taksë të vetme që ka rritur qeveria, një të vetme”,-ju përgjigjet Rama.