Kryeministri i Rusisë në ”dhomën” e Elhaidës (FOTO)

Këngëtarja Elhaida Dani ndodhet në Rusi. Ajo është pjesë e shfaqjes ”Katedralja e Parisit” që luhet në Pallatin e Kremlinit. Elhaida ka një nga rolet kryesore atë të ‘Esmeraldës’.

Elhaida është ndjerë e nderuar nga kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev, i cili pas shfaqjes i ka dhuruar një buqetë lulesh.

”E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes”,- ka shkruar Elhaida në postimin e saj.