“Gylenistët”, 28 eurodeputetë letër Kosovës

Ekstradimi i 6 turqve nga Kosova drejt Turqisë, ka nxitur që 28 deputetë të Parlamentit Europian, nga grupime të ndryshme politike, të firmosim një letër të përbashkët për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Nismëtarë të kësaj letre janë slloveni Igor Šoltes dhe eurodeputetja gjermane Rebecca Harms. Stoltes thotë në një mesazh në Twitter se me këtë letër ata u shprehin drejtuesve të Kosovës shqetësimin për fatin e gjashtë shtetasve turq, të arrestuar në Kosovë e të dëbuar në Turqi pa kaluar faza gjyqësore.

”Si pjesëtarë të Parlamentit Europian, ju bëjmë thirrje të respektoni procedurat ligjore sipas standardeve europiane. Të gjitha masat e marra nga autoritetet kosovare duhet të respektojnë rendin ligjor dhe të promovojnë respektin universal për liritë dhe të drejtat e njeriut. Procedura arbitrare për arrestimin dhe dëbimin e tyre janë shkelje e këtyre parimeve”, thonë eurodeputetët në letrën e dërguar presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj.

Deputetët që kanë firmosur

Mr Igor Šoltes MEP
Ms Rebecca Harms MEP
Ms Lucy Anderson MEP
Mr Petras Austrevicius MEP
Mr Fabio Massimo Castaldo MEP
Ms Nessa Childers MEP
Mr Kostas Chrysogonos MEP
Ms Tanja Fajon MEP
Mr Luke Ming Flanagan MEP
Mr Takis Hadjigeorgiou, MEP
Mr Wajid Khan MEP
Ms Merja Kyllönen MEP
Ms Patricia Lalonde MEP
Ms Monica Macovei MEP
Mr Lukas Mandl MEP
Ms Martina Michels MEP
Mr Tonino Picula MEP
Mr Georgi Pirinski MEP
Ms Sofia Sakorafa MEP
Ms Judith Sargentini MEP
Mr Jordi Solé MEP
Ms Barbara Spinelli MEP
Ms Ruža Tomašić MEP
Ms Helga Trüpel MEP
Mr Ivo Vajgl MEP
Ms Bodil Valero MEP
Ms Marie-Christine Vergiat MEP
Ms Julie Ward MEP
Mr Thomas Waitz MEP