PSG tërmet 7 “ballësh” ndaj Monakos, feston edhe titullin kampion (VIDEO)

PSG ka mposhtur me rezultatin e frikshëm 7-1 Monakon dhe i ka rrëmbyer titullin kampion edhe matematikisht.

Në “Parc Des Princes”, skuadra e Unai Emeri nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, teksa shënoi 4 gola brenda 27 minutave të para, me Di Marian, Kavanin dhe dy herë me Lo Celson.

Roni Lopes shënoi golin e vetëm për skuadrën nga Principata, në minutën e 38’, ndërsa në pjesën e dytë kryeqytetasit shënuan edhe 3 herë te tjera, me anë të Di Marias, autogol i Falkaos dhe më pas gjermanit Draksler. Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit francez, PSG-ja është 17 pikë përpra Monakos.