Napoli dhe Milani bëjnë “paqe”, Reina dhe Donaruma show (VIDEO)

Milani dhe Napoli nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro”.  Pjesa e parë foli më shumë për kuqezinjtë, që ishte më këmbëngulëse në aksionet sulmuese. Bonaventura ju afrua shumë golit me një goditje të fortë nga distanca, por tentativa e tij u ndal mjaft mirë nga Reina. Kaliniç ndërkohë nuk shfrytëzoi si duhet një mundësi tjetër, ndërkohë që në krahun tjetër ishte Insinje ai që vendosi në provë në një moment portierin Donaruma.

Në fraksionin e dytë, Napoli luan më mirë, teksa Kajehon dhe Insinje janë dy futbollistët më të rrezikshëm. Milani ndërkohë hedhë në fushë Andre Silvën në vend të Kaliniç, por sërish nuk mundi që të zhbllokonte shifrat.

Në fundin e ndeshjes Donaruma bën një pritje spektakolare përballë Milik. Napoli mbetet 3 pikë pas Juventusit, që do të luajë pas një ore sfidën e saj ndaj Sampdorias. /Koha Jonë/