Kengëtari Gent Bushpepa në Hollandë me vështrim nga Portugalia

Nga data 8-10 maj zhvillohet Eurovizion në Portugali. Shqipëria përfaqësohet me Gent Bushpepën.

Fitorja e Ermal Metës në Sanremo dhe zgjedhja e këngëtares Eleni Foureria për të garuar për Qipron në Eurovision do bëjë që në Lisbonë të shikojmë bashkë në skenën e Eurovizionit tre shqiptarë.

Një nga zërat më të mirë të rrokut shqiptar Gent Bushpepa ka nisur rrugëtimin drejt Eurosongut që do të mbahet në Lisbonë në datat 8-10 maj, ndaj ai po jep koncerte në disa shtete të Europës. Ndalesa e fundit ishte kryeqyteti hollandez, Amsterdam.

Sapo Genti ka dalë në skenë në Hollandë dhe derisa ka përfunduar këngën “Mall”, publiku nuk e ka ndalur për asnjë moment entuziazmin e publikut vendas. Flamuj të ngritur, duatrokitje dhe lëvizje që ndiqnin ritmin, gjithçka duket se ka kaluar përmes një magjie që është përcjellë me zërin e Gentit. Por disa prej këtyre momenteve i ka publikuar në Instagram Eurovision Albania, duke ndarë edhe një pjesë të mirë të komenteve e reagimeve të fansave.

Eurovizioni do ketë përherë të parë tre zëra brilantë shqiptarë, ndonëse dy do përfaqësojnë Italinë dhe Qipron. Natyrisht që emigrantët shqiptarë në Europë do të votojnë për Gent Bushpepën.

Në fotomontazh: Gent Bushpepa, Eleni Foureria dhe Ermal Meta