Maradona: Nuk ishte penallti, por do ta bëja dhe unë si Vazkuez

Polemikat pas golit të dhënë në minutën e 93-të për Real Madrid, në sfidën çerekfinale kundër Juventus në Champions League nuk mbarojnë kurrë.  U fundit që ka reaguar është Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave ka dhënë mendimin e tij, duke thënë se protagonist i vërtetë i aksionit ka qenë pikërisht Lucas Vazque.

“Nuk ishte penallti. Lucas Vazkuez u detyrua të hidhet. Ishte pranë Bufon dhe pas tij ishte Benatia që donte t’i merrte topin. Vazkez e la veten të rrëzohej në tokë. Edhe unë atë do të bëja. Po ta kishte goditur topin me 99% të mundësive do të ishte gol”, u shpreh ish-sulmuesi i kombëtares së Argjentinës, gjatë një deklarate në “Instagram”.