Braimllari: Rinia rrëzon Ramën, siç bënë me diktaturën (FOTO)

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, është ndalur në Korçë aty ku ka takuar të rinjtë e LRI-së. Së bashku me deputetin Edmond Panariti, Braimllari është shprehur se të rinjë që janë forcë motivuese e LSI-së, dhe se janë ata që po luftojnë ndaj keqqeverisjes.

”Kënaqësi sot të takoja në Korçë kryesinë e LRI Korçë. Forca dhe zemra e LSI-së janë të rinjtë që çdo ditë e më shumë janë të vendosur për të luftuar këtë fatkeqësi kambëtare që ka vetëm një emër, Kryeministrin e vendit”,-shkruan Braimllari në facebook.

Deputeti i LSI-së, thotë se fundi i kreu të qeverisë do të vijë nga këta të rinj, duke e lidhur me rrëzimin e sistemit të diktaturës që erdhi nga të rinjtë.

”Goditjen përfundimtare Edi Ramës do t’ia japin të rinjtë sepse ky Kryeministër vrau shpresën duke i detyruar të largohen nga vendi. Goditja e të rinjve do të jetë tipike siç janë goditjet që të rinjtë i kanë dhënë çdo diktatori. Të gjithë bashkë për të luftuar fatkeqësinë kombëtare Edi Ramën”,-shton më tej deputeti i LSI-së.