Thaçi dedikim të birit: Më dhe me shpirt lirinë

Djali i presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Endrit Thaçi feston ditën e sotme 19-vjetorin e lindjes. Për këtë Kteu i Shtetit të Kosovës me anë të një statusi në facebook i ka dedikuar një urim të veçantë. Ai shprehet se lindja e djalit të tij në kohë lufte e motivoi për të luftuar për lirinë, në mënyrë që brezi i tij të ishte i fundit që lindte në kohë lufte.