“Skampa”, kryevepra e dramaturgjisë franceze ndalon në Elbasan

Kryevepra e dramaturgjisë franceze “Shërbëtoret”, shfaqet këtë radhë në Teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit.

“Shërbëtoret” do të ndalojnë sonte dhe ditën e nesërme tek publiku i Elbasanit. Kjo shfaqje, e cila pati një sukses të madh në kryeqytet, trajon idenë e nënshtrimit dhe mungesës së kryengritjes, ku shfaqet një raport dashuri-urrejtje midis dy shërbëtoreve motra.

Kjo dramë është shkruar nga Jean Genet dhe portretizon tre shërbëtore, të cilat luajnë një lojë fantastike, ku urdhërohen dhe janë në kryengritje të vazhdueshme ndaj zonjës së tyre. Madama e shtëpisë është një vajzë e re në moshë dhe e bukur, e cila urrehet prej tyre.

Solanz dhe Kleri janë dy vajza që jetojnë si shërbëtore të brendshme në një shtëpi bashkëkohore të shtresës së lartë. E përditshmja shtrënguese dhe imponuese, bindja, ndjesia e vazhdueshme e të qënit të mbyllur, marrëdhënia dashurore që zhvillohet ndërmjet tyre gjatë këtyre viteve dhe urrejtja e tyre ndaj pronarëve, krijon një përbërje shpërthyese të çoroditjes seksuale, tërbimit shkatërrues, instiktet vrastare dhe dëshira për rebelim dhe çlirim. Hedhja e tyre e dëshpëruar drejt qiellit, hyn në të njëjtën orbitë me atë të mijëra të rinjve të cilët enden nëpër Metropolet moderne, pa të ardhme dhe shpresë,me rebelimet e heshtura të përditshme dhe trazirat sociale të kohës tonë.

Sulmi i Jean Genet kundër çdo gjëje të detyruar takon eksperimentin social, rezistencat molekulare, mendimin dhe veprimin shkatërrues të kohës tonë. Ndërsa gjithnjë dhe më shumë njerëz në të gjithë botën rebelohen kundër moralit dominues  të mërzisë, të bindjes dhe durimit, kundër shfrytëzimit dhe shantazhit që të bëjnë në punë, kundër burgut të përditshëm dhe imponimin e një jeta që nuk e zgjodhëm dhe nuk na përket, zgjedhja e veprës së Jeane Genet për të shprehur frymën e një kohe që është gati të shpërthej, ishte direkte.

Me regji nga Kiço Londo dhe nën interpretimin në role kryesore të Laura Nezha, Dasara Xhangolli e Ilirda Bejleri,  mos i humbisni “Shërbëtoret”, që kanë shënuar sukses në të gjitha shfaqjet e tyre. /ATSH/