Russell Crowe, sms të sikletshme të gjetura në celularin e tij të vjetër?

Sms kompromentuese për Russel Crowe? Pas ankandit të divorcit në të cilin aktori ka shitur rreth 227 objekte personale dhe kinematografike për të paguar çekun për ish bashkëshorten Danielle Spence, rrjeti radiofonik australian Triple M, i cili ka marrë Mercedes-Benz e tij S500 Saloon të 2001, thotë se ka gjetur një celular të vjetër që mban mesazhe private të cilësuara ‘Interesante’.

E blerë për më shumë se 34 mijë dollarë australian (rreth 21 mijë euro) makina e famshme ‘gladiatore’ mbante një objekt të veçantë, pikërisht një Nokia 5110, që Crowe duket se e ka harruar në makinë përpara ankandit të Sotheby’s në Sydney, prej të cilës ka marrë 3 milion euro.

Në një video të publikuar në Facebook, shihen protagonistë të programeve radiofonike që gjejnë telefonin, lexojnë me zë të lartë një nga mesazhet që përmban celulari, por censurojnë me një ‘bip’ kur fjalët bëhen sipas tyre të sikletshme.

‘Po shkoj në …’ thotë teksti i një prej sms të treguara në video. Për momentin nuk janë bërë të ditura të tjera detaje, por stacioni i radios bën me dije se ‘Russell nuk ka fshirë asnjë nga mesazhet private nga celulari i tij i vjetër’, duke i cilësuar disa prej tyre me përmbajtje shumë interesante.
(da.xha/BalkanWeb)
3656630_Russell_Crowe_asta_-_8

3664893_0959_crowecellulare3

3656630_Russell_Crowe_asta_-_1

3656630_Russell_Crowe_asta_-_3

b-kJJC-U43470267136720ghD-1224x916@Corriere-Web-Sezioni-593x443