Rrokaj: Të rinjtë e mbyllën në kullë Kryeministrin

Pas protestës të të rinjëve të FRPD-së dhe të LRI-së në Surrel pranë shtëpisë së Kryeministrit Edi Rama, reagon deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj. Ai shkruan në një status në facebook, se në Surrel, aty ku të rinjtë i vendosën në mënyrë simbolike truan Ramën, bëhen planet ku faraoni (Rama), vë gjishtin për të nginjur urinë e pangopur.

”Janë dy botë: ajo matanë, ku rri faraoni në piramidën e Surrelit. Aty ku bëhen plane, mbi Shqipërinë në hartë: me nëntokë, mbitokë, bregdet, mal e fushë, ku faraoni vë gishtin për të nginjur urinë e pangopur. Këtej një botë tjetër, ajo e rinisë që rrit shpresën për një Shqipëri pa drogë, pa kriminelë, ku bëhet drejtësi për të gjithë njësoj, ku merret shërbimi e arsimi cilësor, ku është shpresa dhe jo makthi i pangopësisë. Andej, matanë thurren intrigat, shënjohen kurbanët e shpërthejnë gostitë pantagryeliane. Këtej një grup të rinjsh të vendosur për t’i dalë zot vendit, me dashurinë e rinisë tyre”,-shkruan Rrokaj në facebook.

Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së, shkruan se ndodhen të rinjtë, që kanë ëndërra pa kufi e i vunë traun faraonit për ta mbyllur në kullën e tij përgjithmonë. ”Këtej Floida, Klevi, Belindi e plot të tjerë, të lirë si ajri e ëndrra pa kufi i vunë traun faraonit për ta mbyllur përgjithmonë në kullën e tij, sepse Shqipëria është e tyre, jo e tij”.

R.SH