Ornela Vorpsi, një yll që ngjall zili dhe Edi Rama që struket e nuk bëzan

Ornela Vorpsi, artiste, shkrimtare, femër klasi, seksi dhe e kudondodhur si lajm dite ka marrë vëmëndjen, por edhe mërinë e disa mediave. Ajo tha një gjë për Edi Ramën, pa siklet dhe siç e ka ndjerë, dikur.

E tha shqeto se dikur e ka dashur Edi Ramën. “Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, rrëfen Ornela për mediat.

“Me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike. Ai nuk më ka dashur. Si njeri, për mua, ka qenë një gjeni”,– thotë Ornela pa dorashka, e cila mbetet vajzë bukuroshe, ndonëse sot 49 vjeçe, nënë e një vajze 9 vjeçare.

E pastaj? Tha një ndenjë e cila rri pezull dhe e mbuluar me zjarr e hi sipër.

Ornela Vorpsi bëri bujë në një shoqeri e cila nuk ka emancipim. Ajo mbetet një yll që shndrit dhe krijon xhelozi në tokë. Ndërsa Edi Rama, për dashurinë e mbyllur, që i kujtohet Ornelës, rri e nuk bëzan.