Po bën xhiron e botës, pamjet kur juventinët kërkuan të shkatërronin pikën e penalltisë (VIDEO)

Episodi i 11-metërshit në fundin e ndeshjes mes Realit dhe Juventusit, ka ndezur polemikat në fushën e lojës, teksa të dyja skuadrat nisën një “luftë” mes tyre.

Në orët e fundit është publikuar një video e programit të famshëm “Chiringuito TV “, e cila tregon në mënyrë të qartë se si bardhezinjtë, që nga Kielini deri të Shezni përpiqen që të shkatërrojnë pikën e bardhë, ku Ronaldo do të ekzekutonte penalltinë.

Marselo, Lukas Vazkuez dhe Asensio ndërkohë kishin detyrën për ta ruajtur nga dëmtimi. Ndërkohë që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka qëndruar si statujë, i akullt, për të qenë i qetë në ekzekutimin e penalltisë. /Koha Jonë/