Mario Majollari e dinte se do vritej

Një portal suedez kanë trajtuar rastin e vrasjes së Mario Majollarit mbrëmjen e 10 prillit në Tiranë duke kritikuar Bordin e Emigracionit në Suedi se nuk mori vendimin e duhur duke i  mohuar azilin.

Në maj 2014, 28 vjeçari aplikoi në Suedi për leje qëndrimi. Por nuk iu pranua pavarësisht se ai tregoi se i kërcënohej jeta që në momentin kur i ati u arrestua.

 “Ai thoshte gjithë kohës se nesë do e kapnin do e vrisnin” – thotë Anders Hedqvist, shkruan portali suedez svt.se .

Ai është menaxheri i vendndodhjes së strehimit të azilkërkuesve, ku 28-vjeçari ishte vendosur gjatë procesit të njohjes së azilit në Suedi,

Në gusht 2015, Bordi i Emigracionit nuk pranoi kërkesën. Ai apeloi por sërish nuk iu pranua.

As Gjykata e Lartë e Emigracionit nuk pranoi kërkesën dhe kështu Mario u kthye në Shqipëri pranverën e 2016

“Ai tha se nuk mund të qëndronte në Shqipëri dhe se do të gjendte një vend  tjetër për të jetuar” thotë Anders Hedqvist

Mes tij dhe Marios ishin ruajtur kontaktet. Madje biseda e fundit me të ishte përmes facebook, ku Anders e kishte pyetur si po i venin punët.

Bordi suedez i emigracionit nuk mori vendimi e duhur.

Gjykata e Emigracionit në Gothenburg vendosi të mos pranonte kërkesën sepse u konsiderua se ai nuk kishte evidenca të besueshme se kërcënohej nga gjakmarrja.

Gjykata iu referua informacionit rreth Shqipërisë, dhe kishte arritur në konkluzionin se pavarësisht nga mangësitë ekzistuese në përgjithësi mund të ofrojë mbrojtje kundër gjakderdhjes. 

Autori i vrasjes së bujshme të 10 prillit në zonën e Kinostudios në Tiranë është identifikuar dhe shpalllur në kërkim Kastriot Gjuzi.

Krimi ka ndodhur për gjakmarrje.

Nga rindërtimi i skenës së krimit, grupi hetimor dyshon se autori e ka pritur Majollarin teksa kthehej për në banesë dhe e qëlloi me 4 plumba, vetëm 20 metra larg pallatit ku jetonte. Avni Majollari, babai i 28-vjeçarit të ekzekutuar, është dënuar me burg përjetë pasi në vitin 2000 ka vrarë Ilir Gjuzin, vëllain e Kastriotit, dhe një person tjetër të quajtur Amarildo Nelaj.

Nipi i tij, Endrit Majollari, bashkëautor në vrasjen e 18 viteve më parë, është dënuar me 10 vjet burg në mungesë dhe mendohet se jeton në SHBA.

/Ora News