Ish-portieri i Juves shpërthen: Do ja kisha çarë fytyrën arbitrit!

Xhanluixhi Bufon shpërtheu në përfundim të ndeshjes Real-Madrid-Juventus, pasi arbitri anglez Majkëll Oliver dha një penallti për madrilenët dhe ndëshkoi kapitenin e bardhezinjve me karton të kuq. Nëse në një krahë Del Piero doli kundër gjestit të tij, një tjetër ish-lojtar i Juves, Stefano Takoni, mendon se portieri i italianëve u tregua shumë i “butë”.

“Unë arbitri do ja kisha çarë fytyrën. Besoj se do të ishte fundi i një karrierë të mrekullueshme. Nuk mund të jepet një penallti në minutën e 95. Psikologjikisht arbitri dhe lojtarët ishin nën tension, dhe nuk mund të jepej një penallti e tillë”, është shprehur ish futbollisti i Juventusit.

Më tej ai vijon edhe akuzat ndaj Kolinës: Mendoj se Kolina ishte një arbitër i korruptuar, nuk mund të ndodhin episode të tilla ndaj ekipeve italiane. Të njëjtën gjë e bëri me Juven edhe ndaj Periuxhias. Është një keqbesim, dhe këtë e tha edhe Anjeli, dhe mendoj se duhet të ndryshohet disenjatori i arbitrave çdo 2-3 vite”, u shpreh Takoni. Ai ka qenë portier i bardhezinjve në për 9 vite radhazi, nga 1983-1992. /Koha Jonë/