Alarmohet Bazeli, dëmtim i rëndë për mesfushorin e Kombëtares sonë

“Taulant Xhaka nuk do të jetë i gatshëm për një periudhë kohe të papërcaktuar. Mesfushori ynë u dëmtua ditën e djeshme në ndeshjen kundër Zyrinh dhe iu desh që të zëvendësohej. Të urojmë më të mirën Taulant”, ky është mesazhi skuadrës së Bazelit në faqen zyrtare të Tëitter-it ditën e sotme.

Mesfushori i Kombëtares sonë u dëmtua në minutën e 81 të ndeshjes mes Bazelit dhe Zyrihut, e cila përfundoi me rezultatin 3-1. Mesfushori 27-vjeçar i Shqipërisë la fushën e lojës pasi pati një dëmtim të pjesës së brendshme të gjurit të këmbës së djathtë.

Bëhet fjalë për ligamentet e brendshme të gjurit, teksa klubi nuk ka dhënë më shumë detaje për kohën që do t’i duhet mesfushorit për t’u riaftësuar.