U procedua për bllokimin e rrugëve, Ademi: I thonë ”don qorri sy me pa”

Në listën e personave të proceduar për bllokimin e 4 akseve, është edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës. Voltana Ademi, ka reaguar pas procedimit penal në gjendje të lirë ndaj saj, pas protestës së 5 prillit, ku opozita dhe qytetarët bllokuan rrugën në Milot.

Në shenjë protestë kundër rritjes së taksave dhe tarifës në Rrugën e Kombit, protestuesit dogjën goma. Lidhur me këtë masë, Ademi thotë se një procedim i tillë është i turpshëm.

Ajo shprehet se askush nuk mund të ndalojë lirinë e shprehjes dhe se, sipas saj, të gjithë kanë qenë të lajmëruar për protestën e opozitës. “Kësaj i thonë ‘don qorri sy me pa’. Komunizmi ka marrë fund njëherë e mirë edhe pse bijtë e tyre janë akoma sot”, shprehet Voltana Ademi.