Seanca plenare/ Kryemadhi shkon në zyrën e Bashës. Çfarë biseduan për një orë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha. Takimi është zhvilluar në ambientet e selisë së PD dhe ka zgjatuar për rreth 1 orë. Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Mësohet se në fokus të takimit ka qene seanca parlamentare e së enjtes, ku liderët e opozitës koordinojnë qëndrimin e tyre.

Pas këtij takimi kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë një tjetër mbledhje, por kësaj radhe me deputetët e grupit parlamentar të PD-së.

Të enjten e kaluar, opozita ishte angazhuar në bllokimin e rrugëve në shenjë të mosbindjes civile, por nesër ajo do ulet në Kuvend për të diskutuar mbi rendin e ditës.

Nesër në Kuvend pritet të diskutohet kryesisht për raportin e veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2017 si dhe raportin e veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017. Megjithatë, fokusi i PD-së pritet të jetë gjetkë dhe të orientohet drejt problematikave që ajo ka parashtruar këto ditë edhe ne protesta qe ka marre pjesë.

Vijon…