OBSH kërkon të hyjë në rrjetin sirian të “sulmeve kimike” në Siri

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar të ketë akses të plotë në Duma, Siri për të zbuluar se si u sulmuan 500 persona me armë kimike atje, raporton BBC.

Qeveria siriane mohon të jetë pas sulmeve kimike.

SHBA-të kanë kërcënuar se do të përgjigjen me “forcë” kundër këtij sulmi, por Rusia e quajti këtë një “pretekst” për të sulmuar aleaten e saj, Sirinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se më shumë se 70 persona vdiqën si pasojë e sulmit kimik.