Këshilltari Presidentit: Raporti i Freedom House, provokime mafioze me doza kolumbiane

Një raport që mban firmën e vetëm një personi, Blendi Kajsiu, i cili jeton prej disa vitesh në Kolumbi, është servirur në media si qëndrim i institucionit ndërkombëtar Freedom House. Në fakt, Freedom House thekson në raport se mendimet e shprehura përfaqësojnë pikëpamjet e hartuesit të dokumentit, pra Blendi Kajsiut dhe jo ato të organizatës.

Por qëndrimet personale të pedagogut që jeton në qytetin e Medelin në Kolumbi, nga një pjesë e medieve në Tiranë janë prezantuar se “fakte” dhe “dokumente”. Në mënyrë të veçantë, një pjesë medieve ndalen në pjesët ku Blendi Kajsli jep mendimin personal për Presidentin e Republikës. Media sjellë si “fakte” qëndrimet personale të Kajsiut, ndërsa ky i fundit citon në raport si “fakte” lajme portalesh anonime në Tiranë dhe komente adresave të paverifikuara në Facebook.

Për detajet e këtij raporti që prezantohet me pikëpamjet e Blendi Kajsiut ka reaguar sot Emiljano Aleksi, këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në një koment në Facebook, Aleksi thekson faktin se raporti është shkruar nga një shqiptar që jeton prej kohësh në Kolumbi dhe ka informacionet janë marrë në mënyrë selektive nga interneti.

Dozat kolumbiane mbi të cilat bazohej raporti i “Albanian Freedom House”, jo rastësisht u shoqëruan sot me shkrime nga portale të oligarkisë.

Asgjë e rastësishme por një orkestrim mafioz për të krijuar fokuse artificiale në dëm të integritetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Me neveri i hedhim poshtë këto provokime të orkestruara në mënyrë mafioze e ordinere, nga portale që përdoren në përpjesëtim të drejtë me koncesionet, në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, shprehet në reagimin e tij në Facebook, Emiljano Aleksi.

Adresa publike e Blendi Kajsiut është në qytetin e Kolumbisë, Medelin një zonë që në gjithë mediat ndërkombëtare njihet si qyteti kryesor ku kanë aktivitetin bandat e drogës dhe kartelet ndërkombëtare. Në jetëshkrimin e tij Kajsiu thotë se punon si pedagog në katedrën e universitetit të këtij qyteti. Sigurisht, këto detaje private nuk kanë asnjë interes për opinionin, deri në momentin që merr përsipër tu drejtohesh qytetarëve me një  “raport” për zhvillimet në Shqipëri. Të bësh raporte për Shqipërinë pa qenë asnjë ditë në Shqipëri dhe informacionin e vetëm të kesh Facebook kjo është pak e tepërt dhe ngre dyshime serioze.