Bajern-Sevija, spanjollët kërkojnë të imitojnë sfidën në “Old Traford”

Një ndeshje mjaft interesante në Champions sonte në mbrëmje do të luhet në “Allianz Arena” mes Bayernit Munchen dhe Sevilla, me bavarezët që vijnë me avantazhin e fitores 2-1 në ndeshjen e parë të arritur në Spanjë.

Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Jup Heynckes deklaroi se skuadra e tij duhet të ketë kujdes nga skuadra spanjolle, e cila do të sulmojë duke pasur këtë radhë në fushën e lojës edhe Banegën, që është zemra e Sevilla.

Në krahun tjetër, trajneri i skuadrës andaluziane, Vincenzo Montella theksoi se kualifikimi në gjysmëfinale për skuadrën e tij është i mundur nëse ajo do të besojë në të.