Zbardhet identiteti i viktimës që u ekzekutua pak minuta më parë në Kinostudio

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Kinostudios në Tiranës pasi është vrarë me armë zjarri një 28-vjeçar.

Vrasja ka ndodhur pranë një karburanti në Kinostudio.

Mësohet se viktima është Marjo Majollari.

Ende nuk dihet rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.  Policia ndodhet në vendngjarje.