Protesta e qepenave, Gjosha: Opozita në krah të biznesit të vogël

Në një status në facebook në mbështetje të protestës të biznesit të vogël, deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha shkruan se biznesi duhet të protestoj jo vetëm për ekzistencën e tij jetike, por edhe për ti dalë në krah qytetarëve.

”20% TVSH do të thotë të paguash më shumë në një kohë kur rritje pagash nuk ka, e rritje pensionesh jo e jo!”,-shkruan Gjosha

Nga ana tjetër, Gjosha shkruan se qytetarët do paguajnë më shumë për produktet bazike për jetën, ndësa biznesi i vogël do të endet mes sakrificave për të mbijetuar. ”Ka nga ata që do të mbyllin qepenin në formë proteste, por mes tyre ka biznese që do të mbyllin qepenin përgjithmonë”,-shkruan më tej deputetja e LSI-së.

Ish-ministrja e Integrimit, thekson se nuk është kundër taksave, dhe se sot opozita është në krah të biznesit të vogël.

”Nuk jam kundër taksave sepse e di që shteti mbahet me to, por ka një analizë, ka një bazë llogjike se si ato aplikohen, pasi me këto ritme do të shohim se shumë shpejt mbi gjysma e shqiptarëve do ta gjejnë veten të papunë”,-shton më tej Gjosha.