LSI, Panariti: Jemi kundër bujqësisë se latifondeve, do zbrazen fshatrat

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti është shprehur se partia e tij është kundër bujqësisë së latifonedeve.

Në një status në Facebook, ai thotë se është kundër idesë që bujqësia të lihet në duart e një grushti landlordësh.

“LSI është për konsolidim të tokës dhe fermës me anë të bashkimit dhe bashkëpunimit të fermerëve duke i mbështetur me lehtësim taksash”.

Statusi i plotë

LSI eshte kunder bujqësisë se latifondeve !! Po qe se zgjerim dhe konsolidim i tokes bujqesore, do te thote ta lesh bujqesine ne duart e nje grushti landlordesh, atehere ne themi Jo…atehere ne themi.. Ndal…. Ne jemi kunder! Sepse jemi për konsolidim te tokes dhe fermes, me ane te bashkimit dhe bashkepunimit te fermerëve zoterues te saj duke i mbeshtetur me grante dhe lehtesim taksash.. Ne te kundert, do te zbrazen fshatrat dhe do te degdisen fermeret drejt emigrimit dhe mjerimit.