Ballina ShowBiz Këngëtari shqiptar shkon në Dubai për klipin e ri

Këngëtari shqiptar shkon në Dubai për klipin e ri

Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi vazhdon të prodhojë muzikë për tregun e huaj pasi ka njoftuar se do të vijë me një këngë të re gjermanisht.

‘Arigato’ titullohet projekti muzikor që do publikohet me 13 prill. Ndërkohë, Ardiani ka udhëtuar drejt Dubait për të xhiruar klipin e tij.

Me anë të një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se kënga është ritmike.

E ka treguar gjithmonë që është profesional dhe arrin të bëjë punë të mirë duke marrë pëlqimin e publikut. Nuk dihet nëse së shpejti do të vijë me ndonjë projekt në gjuhën shqipe, gjë që ndjekësit ia kërkojnë vazhdimisht.